Fitore minimale për Laçin dhe Vllazninë në dy ndeshje e para të javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Ndaj dy skuadrave të dy vendeve të fundit kurbinasit dhe kuqeblutë vuajtën jo pak për të marrë tre pikët.Laçi triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit në shtëpi në një ndeshje që miqtë e luajtën për 70 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të brazilianit Souza de Oliviera për një gjest të pahijshëm.
Nwabueze hapi serinë e golave me një 11-metërsh në minutën e 50-të ndërkohë që në të 61-ën Ardit Hoxhaj surprizoi skuadrën e Cunguat duke barazuar rezultatin. Por për t’i dhënë fitoren Laçit dhe për t’i ngjitur kurbinasit në vendin e 3-të në kuotën e 52 pikëve mendoi Rudolf Turkaj që në të 74-ën realizoi golin e fitores.Pësoi ndërkohë hum bjen e 5-të rresht Lu ftëtari i vendit të fundit që në Gjirokastër u mposht 0-1 nga Vllaznia që mori suksesin e parë nën drejtimin e Hysen Dedjes me një gol të Silvio Junior.Me këtë fitore Vllaznia ringjalli shpresat për të siguruar qëndrimin direkt në Superiore dhe jo nëpërmjet play-out. Kuqeblutë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak.