Tre gola për tre pikët e radhës: Laçi mposht me rezultatin 3-1 ekipin e Lu ftëtarit në Kurbin. Bardhezinjtë e Cungut shënuan vetëm një gol, pasi miqtë ishin shumë të pafat në këtë sfidë dhe u ndëshkuan nga dy autogola.Që në minutën e dytë të sfidës, mbrojtësi i Lu ftëtarit Kuka shënon autogol. Xhixha kroson bukur nga e majta, në kërkim të Nwabueze. Sulmuesi nuk e devijon dot topin, që përplaset në këmbën e Kukës dhe mposht portierin Basha.

Në minutën e 40-të, Xhixha do të arrinte të shënonte, për të dyfishuar rezultatin për Laçin. Goli i 11-të për sulmuesin kurbinas në Superiore, duke treguar se është një ndër më të mirët.Në minutat e fundit, ekipi mik do të shënonte një gol nderi. Në të 85-ën, Memetllari do të shënonte me penallti. Laçi merr tri pikët e radhës, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve dhe në vend të tretë.