Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se është gjetur kompromisi mes Aleksander Vuçiçin dhe Avdullah Hotin që bisedimet të vazhdojnë edhe të enjten. Sipas Lajçak, dialogu tashmë, është sërish në shina pas një pauze gati 2-vjeçare.
“Sapo konkluduam në takimin virtual me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti dhe jam i lumtur të shoh se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm, dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë po lëviz pas 20 muajsh”, deklaroi Lajçak përfundimin e përballjes virtuale mes dy delegacioneve.
“Si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar për elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet në 16 korrik. Dua të falënderoj partneret tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”, shtoi Lajcak.
Ndërkohë, para takimit, Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ishte shprehur se dialogu Kosovë-Serbi synon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se blloku po lehtëson arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare ligjore. Takimi i sotëm duhet të ishte zhvilluar në kryeqytetin belg praninë fizike të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, por kjo është shtyrë për në datën 16 korrik. Shtyrjen thuhet ta ketë kërkuar ekzekutivi kosovar.