Pjesa më e madhe e botës ka mbështetur shpresat tek vaksina si një rrugëdalje nga pandemia Covid-19, që ka infektuar më shumë se 15 milion dhe ka vrarë më shumë se 630,000 njerëz në rang global.Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ka 25 vaksina të mundshme të koronavirusit në provat klinike ndërkombëtare. Në Shtetet e Bashkuara, qeveria ka vendosur paratë e saj pas disa kandidatëve të ndryshëm për vaksina

Një prej tyre po zhvillohet nga Qendra e Kërkimit të Vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetit, në partneritet me kompaninë e bioteknologjisë Moderna. Vaksina pritet të hyjë në testimin e Fazës 3 javën e ardhshme. Kjo fazë e provës pritet të përfshijë 30,000 vullnetarë dhe do të testojë nëse vaksina mbron njerëzit kundër koronavirusit

Vaksina përdor Messenger RNA (mRNA), të cilat janë qeliza që përdoren për ndërtimin e proteinave,në këtë rast, proteinat që janë të nevojshme për ndërtimin e proteinës së koronavirusit, të cilën virusi e përdor për t’u bashkuar me të dhe për të infektuar qelizat njerëzore. Sapo sistemi imunitar mëson të njohë këtë objektiv falë vaksinës, ai mund të rrisë një përgjigje imunitare dhe ta bëjë atë më të shpejtë.