Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Metës i cili tha se 82 deputetë janë legjitim në parlament. Teksa bërë një paralele me marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshmet Kushtetuese për hapjen e listave, Rama tha se si qenkan votat legjitime në Parlament për të miratuar 5 qershorin dhe jo listat e hapura.
“E besoni që realisht nuk i kam ndjekur këto por atë të 82-ve e dëgjova, po mirë, po marrëveshjen si do ta votojmë? Nuk e votojmë dot, që Presidenti e ka përshëndetur dhe e pëlqen kaq shumë, apo është si qershitë e Nastradinit, ka qershi të mira dhe të pangrënshme sipas oreksit të Presidentit.
Që presidenti është ndryshe nga Basha e njeh mirë aritmetikën. Sa i përket legjitimitetit të parlamentit është histori e vjetër, por presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin, kthen ligje, bashkëpunim…Parlamenti nuk është porta e qershive të Nastradinit dhe nuk mendoj se parlamenti është Nastradini. Presidenti është në opozitë, Presidenca është seli e opozitës.
Kemi tre opozita, parlamentare, jashtëparlamentare dhe presidenciale. Por me atë presidenciale i kemi marrëdhëniet institucionale.
Nismën do ta vlerësojë Kuvendi, por presidenti do të dëgjojë cfarë do të vendosë Kuvendi. Presidenti nuk ka as kushtetutshmërit të drejtën të japë opinion zyrtar për ndryshimin e kuishtetutës, do i nënshtrohet vendimit sovran të parlamentit”– tha Rama.