Fitimi i titullit kampion te Juventusi është përjetuar me festime në dhomat e zhveshjes kryesisht dhe fare në rrugët e Torinos (kryebashkiaku kishte ndaluar gjithçka për shkak të Covid-19) por sigurisht që mendja e Maurizio Sarrit dhe tifozëve është te Champions, aty ku rrezikon të mos luajë Paulo Dybala ndaj Lyon, pas dë mtimit të pësuar në sfidën ndaj Sampdorias. Argjentinasi ka dëmtime, edhe pse të vogla. Ky është raporti i analizave instrumentale që Paulo Dybala bëri sot. Testet klinike kanë treguar një zgjatje të muskulaturës së rektumit të kofshës së majtë e cila do të vlerësohet çdo ditë.
“Paulo Dybala iu nënshtrua testeve radiologjike në J Medical këtë mëngjes e cila zbuloi një zgjatje të muskulaturës së rektumit të kofshës së majtë. Kushtet e tij do të vlerësohen dita ditës.”