Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka lëshuar 22 urdhër-arreste për dosjen 339, duke çuar pas hekurave 11 shtetas, 8 persona ne arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje.Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2019, per dosjen 339, GJKKO thotë se është konfirmuar që gjate zgjedhjeve lokale të vitit 2017, komisionere në disa qendra votimi kanë lejuar me dashje persona të tjere të cilet jane paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve te tjere.Mes të arrestuarve janë komisionerët e tre qendrave të votimit, të cilit përfaqësonin subjektet politike të PD, PS, LSI dhe PR.Siç do ta shikoni në tabelat e mposhte nga 22 të arrestuarit 14 prej tyre janë përfaqësues politikë të PD,LSI dhe PR.

EMRAT: “Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Bida, Emiljan Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar me erma të votuesve të tjerë.Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Ruci, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, Armelind Zeza” kanë lejuar me dashje persona te tjere qe kane votuar në emër të votuesve të tjerë duke konsumuar veprën penale votim më shumë se 1 herë ose i paidentifikuar, theksohet ne dosje.MARRE NGA (TemA)