Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët po flet për votimin dje te komisioni i ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve dhe sot kalimin e paktit të 5 Qershorit. “Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.

Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar. Pse? Sepse unë e di, ju dhe populli, as opozita parlamentare apo presidenciale nuk e vlerësojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që parlamenti i vendit është sovran. Qoftë presidenti, sepse etika profesionale është baza e shkruar në kapitullin e parë të edukatës, apo opozita parlamentare që vendosi ta braktisë Kuvendin me vullnet të lira” tha Rama.

KRYESIA E KUVENDIT – Mbi draftin e sapomiratuar në Komisionin e Ligjeve me votat e shumicës socialiste, në respekt 100% të marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare dhe për “PËRSETË" e tjera të procesit të Reformës Zgjedhore?

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 15. Juli 2020