Tri pikë që vlejnë vetëm për rekord, pasi titulli tashmë është fituar.Liverpooli është rikthyer te fitorja pas humbjes së thellë nga Manchester City.Të Kuqtë triumfuan 2-0 në shtëpi kundër Aston Villës, për të shkuar në kuotën e 89 pikëve.Sadio Mane 71’ dhe Curtis Jones 90’ shënuan për fitoren e Redsave.

Liverpooli tashmë me titullin e fituar, ka vetëm një objektiv, të kalojë shifrën e 100 pikëve, pasi vetëm Manchester City e ka fituar Premierligën me numër tre shifror të pikëve.Liverpooli ka në lojë edhe 15 pikë për të shkruar histori dhe për ta festuar titullin pas 30 vjetësh edhe me një rekord që vështirë se mund të arrihet.