Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një statusi në Facebook iu përcjell një mesazh të rinjve shqiptarë. Ai apelon që të mos zgjedhin rrugën e pasurimit të shpejtë përmes kri mit, pasi në këtë rrugë asnjë sukses nuk është i sigurt. “Është shqetësues fakti që shumë të rinj shqiptarë kanë marrë rrugët e botës, kanë humbur nëpër to, janë përfshirë në k rim dhe kanë përfunduar nëpër bu rgje, duke dëmtuar jo vetëm imazhin e vendit dhe perspektivën tonë, por, para së gjithash, duke shkatërruar të ardhmen e tyre. Dhe të tillë nuk janë disa qindra, por shumë më tepër”, shkruan ministri Lleshaj.

Statusi i plotë:
Puno me nder! Ky është pak a shumë mesazhi drejtuar të rinjve tanë, që u përpoqa të përcjell edhe dje në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk është aspak çudi, që një mesazh i tillë të mos pritet mirë nga kr imi. Por është çudi e madhe kur kjo thirrje bazike, su lmohet nga një media në shqip. Është e vërtetë se edhe në Shqipëri ka k rim, ka lidhje të kr imit me administratën, me drejtësinë, me politikën, me mediat, me biznesin. Dhe për këtë arsye, Shqipëria lu fton kundër kr imit në të gjitha këto fronte me sukses të prekshëm. Qasja e re e qeverisë shqiptare në këtë etapë të përballjes me kr imin është përqendruar në lu ftën për sh katë rrimin e modelit ekonomik të tij. Gjetja, sekuestrimi dhe konfiskimi i pronave dhe parave të gjeneruara nga kr imi është rruga e duhur për të siguruar sukses afatgjatë.

Është shqetësues fakti që shumë të rinj shqiptarë kanë marrë rrugët e botës, kanë humbur nëpër to, janë përfshirë në kri m dhe kanë përfunduar nëpër bur gje, duke dëm tuar jo vetëm imazhin e vendit dhe perspektivën tonë, por, para së gjithash, duke shka tërruar të ardhmen e tyre. Dhe të tillë nuk janë disa qindra, por shumë më tepër. Por…. Ky realitet mbetet disi jashtë vëmendjes së medias dhe të publikut, ndërkohë që, tek të rinj të tjerë në vend gjallojnë iluzionet e pasurimit të shpejtë në rrugën e shkurtër të kr imit, të cilat ushqehen nga “modelet e suksesit kri minal” të disa personave që mund të kenë grumbulluar pasuri në këtë rrugë dhe ende nuk kanë përfunduar në burg. Ndaj është jetike, për të ardhmen e vendit dhe të vetë rinisë tonë, që “modelet” e pasurimit të shpejtë në rrugë kri minale të shkat rrohen, jo vetëm përmes dën imit penal të autorëve, por, para së gjithash, përmes konfiskimit të çdo pasurie që krijohet në rrugë kr iminale.
Vetëm konfiskimi i pasurive të krijuara në rrugë kri minale është garancia, jo vetëm për vendosjen e drejtësisë, por edhe për mbrojtjen e rinisë nga joshjet që krijojnë pasuritë kri minale, të cilat ndër vite kanë sfiduar me arrogancë punën dhe jetën e ndershme në këtë vend. Kjo është edhe arsyeja përse qeveria po realizon përditë masa për këtë qëllim dhe kjo është arsyeja përse unë si Ministër i Brendshëm e përsëris këtë mesazh për të rinjtë e këtij vendi.

Rruga e shkurtër e pasurimit kri minal nuk vlen. Asnjë “sukses” në këtë rrugë nuk është i sigurtë. Është vetëm çështje kohe deri kur dikush të trokasë dhe të kërkojë llogari për çdo qindarkë. E mira është që kjo thirrje të përcillet e të përsëritet nga të gjithë: politika, media, shoqëria, shkolla, familja dhe kushdo që e beson atë. Ndërkohë që për organet ligjzbatuese mbetet detyra që të vijojnë të go dasin për të dhënë përditë prova se pasuria kr iminale nuk ka të ardhme. Ndërsa ata që nuk duan të thonë as fjalën e duhur dhe as të bëjnë gjënë e duhur, duhet të paktën të mos ngatërrojnë.