Trajneri Jurgen Klopp nuk dëshiron që të humbasë mbrojtësin Dejan Lovren këtë verë, por duket se diçka e tillë do të ndodhë. Kroati ka humbur pozicionin e titullarit dhe me gjasa nuk do ta fitojë as për sezonin e ardhshëm, aq më tepër që Liverpooli po kërkon për një mbrojtës qendre. 31-vjeçari ka një ofertë nga Zenit St Petersburg për të kaluar në Rusi.
Klubi rus ka ofruar 10 milionë euro për mbrojtësin, por të kuqtë duan ta çojnë shifrën në 15 milionë sipas asaj që shkruan Dailymail. Lojtari nuk është shumë i joshur nga ideja e Rusisë, por gjithçka mund të ndodhë, pasi dëshiron të luajë. Lovren nuk do që ta humbasë as fanellën e kombëtares së Kroacisë.