Nga Erjon Braçe
Patjeter qe e keni degjuar kete perbetimin e ri ekonomik te Lylzim Bashes;
9% tatim per te tere! Kaq thote! Nuk sqaron asgje veç kesaj, tipike propagande per tja hedhur gjithkujt! Po ju thote; me 9% tatim do ju bëj të pasur! Po a ju ben? Lesh! Shiheni pak tabelen ne foto; favori fiscal nga tatami mbi pagat 9% është 8.64 miliardë lekë në vit. Po si ndahet?
Urdheroni:
281 000 rroga-punëtorë, edukatorë, mësues, pedagogë, infermierë, mjekë, epidemiologë, farmacistë, policë, ushtarakë, zjarrëfikës, nëpunës të administratës publike etj etj, përfitojnë 3.27 miliardë lekë në vit.
12 800 rroga mbi 150 000 lekë, përfitojnë 4.4 miliardë lekë në vit. A e kuptoni cfare pabarazie e frikshme eshte kjo? A e kuptoni qe kjo nuk u ben te pasur juve, te vegjelve e te mesmeve? Urdheroni edhe nje llogari tjeter; 36.5 miliardë lekë janë të ardhurat nga Tatim Fitimi. 22 miliardë lekë janë të ardhurat nga Tatim Fitimi i bizneseve VIP. Favori fiscal prej uljes së Tatim Fitimit nga 15%, sot në (% e Lulit është 15.miliardë lekë. 9.1 miliardë lekë prej këtij favori i përfitojnë bizneset VIP, ose 60%.
Keshtu i thyen ne mes ky oligarket? A e kuptoni tani se ky kerkon te pasuroje nje grusht edhe me te vogel njerezish? Pabarazia ne ndarjen e te ardhurave e ben cdo vend te padrejte dhe padrejtesia rrenon gjithcka, gjithcka; Kjo eshte arsyeja qe ju thote vec nje fjali te shkurter; 9% tatim! Perplasjani ne surrat llogarine! Nje i paturp qe nuk di te bej mbledhje, zbritje, shumezim e pjesetim, nuk mund as te tallet me ju e as t’iu zhysë shume me keq ne pabarazi!
Pabarazia kerkon adresim;
Adresimi fiskal eshte nje nga aspektet, i rendesishem e qe e ben te dobishem rishikimin e tatimit mbi te ardhurat, tatimit mbi fitimet!