Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus, tashmë do të zgjerohet dhe kapaciteti i testimeve. Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e cila deklaroi sërish sot se tashmë është hapur laboratori i dytë në QSUT, me një staf të kualifikuar, duke treguar dhe disa foto nga ambientet e brendshme të tij.
Postimi i ministres Manastilriu: ?#COVID19 Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT ✅ ??⚕️?⚕️ Staf i kualifikuar ??? Laborator i çertifikuar ‼️ Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë?? ? Vendose maskën ↔️ Ruaj distancën ?Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive Bashkë kundër ?#COVID19?