3 Korrik- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Java në RTSH ka deklaruar se sipas vlerësimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në dy javët e ardhshme do të vijoj të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Nisur nga kjo Manastirliu ka apeluar edhe njëherë që qytetarët të respektojnë masat e distancimit social dhe të vendosin maskat në ambientet e rekomanduara.
“Edhe në parashikimet e vendeve prestigjoze ndërkombëtare, është i paparashikueshëm dhe vijon të jete i panjohur. Vlerësojmë se dy javëshi do të ketë rritje të numrit të rasteve. Ne jemi në vijimin e epidemisë, vijojmë në epidemi. Vala e parë apo e dytë është një definicion që ne nuk e përcaktojme dot se ku jemi. Na duhet koha e nevojshme qe ne të zhvillojmë punën tonë. Kujdesi duhet të jetë deri ne fund dhe ne çdo moment. Ketu duhet një vetdijsim i çdo moshe. Të gjithë kanë rolin e tyre. Me ato qe duhet te zbatoj mund te kontriboj ne ndaljen e infeksionit. Vendosja e maske dhe larja e duarve bashkë me distancimin social, janë pike kyçe për t’u bërë pjesë e kulturës dhe sjelljes tonë”, u shpreh Manastirliu.