Ditët e fundit vendi ynë po përballet me një shifër të lartë të të infektuarve me koronavirus. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet jë pacient me tuba në hundë, që po kurohet nga Covid-19.

Në foto shihet kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit. Manastirliu teksa ka publikuar këtë foto u ka bërë apel qytetarëve duke thënë se kjo nuk është një lojë dhe se të gjithë duhet të respektojnë masat.

Kujtojmë se 2 të vdekur dhe 117 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë brenda një dite.

Postimi i plotë i Manastirliut:

?SPITALI INFEKTIVKjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 13. Juli 2020