Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndarë foton e një nëne që po përballet me COVID-19 në Spitalin Infektiv.

Manastirliu shkruan se në ditên e saj të lindjes fëmijët i kanë sjellë një buqetë me lule e teksa ajo ndodhet ne terapi intensive dhe e intubuar për shkak të virusit të rrezikshëm. Në fund mesazhin e saj ministrja Manastirliu e mbyll me një apel duke u kërkuar qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të vendosin maskën mbrojtëse.

“Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv?? Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!
‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!
?#VendoseMaskën
#ShpëtoJetë??”, shkruan Manastriliu në Facebook.

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur vendosjen e maskave/barrierave mbrojtëse prej tekstili me detyrim në ambientet e mbyllura.

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv??Në ditën e saj të…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Dienstag, 14. Juli 2020