Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga prof. Astrit Bimbashi në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Duke bërë apeluar të dëgjohet mesazhi i prof. Astrit Bimbashit, Ministrja Manastirliu thekson se qytetarët duhet të vendosin maskën mbrojtëse, të kujdesen për higjenën personale dhe të ruajnë distancimin fizik nga njëri tjetri.
Mjeku ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat, masat dhe protokollet e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Bimbashi nënvizon se çdo grumbullim tashmë është i rrezikshmën, ndaj apelon qytetarët të shmangin ardhjen e shumta në maternitet për të mbrojtur familjarët dhe veten e tyre.
Mesazhi i plotë drejtuar qytetarëve nga mjeku prof. Astrit Bimbashi:
Ne jemi në spital dhe në spital ne duhet të mbrojmë veten, duhet të mbrojmë nenat, bebet e sapolindura. Të vazhdojmë të zbatojmë masat që ka aplikuar Ministria e Shëndetësisë, të zbatojmë protokollet e saj. Na duhet të themi që njerëzit që vijnë në spital, megjithese ne mundohemi të mos i lejojmë pavarësisht se për babain është një zgjidhje jo fortë e mirë nga pikpamja Sociale, por grumbullimet e njerëzve që janë jashtë spitalit janë po aq të rrezikshme sa çdo lloj grumbullimi tjetër kudo qoftë. I ftoj të gjithë të distancohen sa më shumë nga ambiente ku ka shumë njerëz, nga ambiente ku riskojnë veten e tyre, riskojnë prinderit e tjerë, riskojnë personelin, riskojnë nënat që sapo kanë lindur.
Shoh grumbullime nëpër klube, restorante, nëpër pazare, jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë afër njëri-tjetrit, dua t’ju them qytetarëve që riskojnë në radhë të parë prinderit, fëmijët dhe vetveten e tyre. Por mosha e tretë dhe e katërt riskojnë jashtëzakonisht shumë, siç e keni parë tashmë në gjithë botën.