31 Korrik- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se më shumë se 13 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore që prej hapjes së qendrave veror.
Prej tyre janë identifikuar nga stafet mjekësore 50 raste me COVID19, të cilët janë referuar për ndjekje të mëtejshme. Për një sezon turistik të sigurt janë 28 qendra shëndetësore verore në dispozicion të pushuesve nga veriu në jug, me më shumë 120 mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën e COVID19. Gjatë kësaj periudhe stafet ju kanë dhënë shërbim 1 mijë turistë të huaj në qendrat e hapura për sezonin veror.
Statusi i ministres Manastirliu: Sezon turistik i #sigurt ☀️? ?⚓️ ✅ Më shumë se 13 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore në 28 qendrat shëndetësore verore që janë 24/7 në dispozicion të pushuesve, nga veriu në jug. ??⚕️?⚕️ Stafet mjekësore, të trajnuar edhe për situatën e epidemisë, kanë identifikuar si të dyshuar rreth 50 raste me COVID19, të cilët janë referuar për ndjekje të mëtejshme. #QëndroISigurt #RespektoRregullat?↔️?