Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videon e kryeinfermieres Merita Sefa në Spitalin Infektiv ku prej më shumë se 140 ditësh po trajtohen të prekurit me COVID19. Kryeinfermierja e Infektivit apelon qyetarët për mbajtjen e maskave mbrojtëse pasi është e vetmja që mbron jetën dhe shëndetin e secilit prej nesh.
Duke theksuar se brenda mureve të Spitalit Infektiv shërbimi po jepet për çdo të sëmurë dhe stafet shëndetësore janë në këmbë, Merita Sefa shprehet se ky virus i rrezikshëm po merr jetë njerzish dhe është një virus me të panjohura.
“Ky përbi ndësh virusi që e gjithë bota në fakt po përballet dhe të them të drejtën jemi në një fazë që as vet nuk dime ta shpejgojmë, jemi në një mëdyshje me qytetarët pasi ata nuk po e besojnë. Virusi është një përbindësh që po vepron shumë keq tek njerëzit dhe ne jemi në alarm për këtë. Nuk ka munguar asgjë, ne jemi në këmbë në shërbim të qytetarëve dhe ashtu do të qënrojmë deri në fund, pas asnjëlloj hezitimi. Të gjithë duhet të sensibilizohen, vetëm një maskë ndan nga e keq ja, vetëm një maskë mbron dhe shpëton një jetë njeriu dhe do ju lutesha të gjithëve të na mirëkuptojnë në këtë pjesë. Lu fta brenda mureve vazhdon dhe është shumë e ashpër”, shprehet Sefa në mesazhin e saj.
?#COVID19Ju lutem dëgjoni thirrjen e infermieres Merita Sefa nga spitali infektiv??#VendoseMaskën?#TëNdihmojmëEkipetMjekësore?#COVID19?
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 30. Juli 2020