Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i bëri apel sot qytetarëve të respektojnë masat për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndërsa theksoi se në Spitalin Infektiv vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19.

“Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19.

I gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë!

Bëhu pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID19, duke respektuar rregullat. Ruaj distancën nga të tjerët, vendose maskën.

Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive, – tha Manastirliu.