Rudina Dembacaj festoi dje 33-vjetorin e saj. Më speciale ia bënë ditën surprizat nga bashkëshorti i saj Mark Frroku dhe ish-bashkëshorti Aleksi.Në “Instastory” Rudina ka treguar se bashkëshorti e ka surprizuar me fishekzjarre dhe krahas postimit ajo shkruan: Faleminderit dashuria ime.Nuk ka munguar as dhurata e ish- bashkëshortit të saj Aleksit, e cila ruan një marrëdhënie shumë të mirë me të edhe pas ndarjes.
Ky i fundit i ka dhuruar një bluzë të personalizuar dhe një case për telefon, me inicialet e emrit të saj “R.D”. Këtë dhuratë moderatorja e ka postuar në “Instastory” dhe e etiketon dhe ish-bashkëshortin.