Në një postim në faqen e saj në facebook ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka dhënë disa udhëzime se si mund të krijohet vetë një barrierë mbrojtëse në kushte shtëpie.

Ju duhet të ndiqni vetëm 4 hapa të thjeshtë për të krijuar një barrierë mbrojtëse, e cila mbron nga infektimi me COVID19.
“1. Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë.
2. Sërisht paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme.
3. Vendosen rripat e lastikut ose për me lehtë llastikët e flokëve në largësi 6 cm nga njëra tjetra.
4. Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë.
Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent mund ta përdorni maskën në çdo ambient të mbyllur, me qëllim mbrojtjne nga infektimi me SARS COV2.”, thuhet në udhëzimet për krijimin e një barriere mbrojtëse pa kosto, në kushte shtëpie.

Një ditë më parë ministrja Manastriliu deklaroi se qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

?#COVID19Çdo barrierë mbrojtëse e krijuar në kushte shtëpie mund të përdoret në ambientet e mbyllura. ?Ndiqni hapat…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 16. Juli 2020