Maska është një ndër mjetet mbrojtëse që parandalon deri në 90% të përhapjes së pandemisë së COVID-19. Por kjo nuk vlen për të rinjtë e kryeqytetit, të cilët maskën e kanë kthyer në aksesor trend të momentit.
Në një shëtitje nga liqeni ata nuk kanë preferuar që maskën ta vënë sipër bërrylit dhe jo për të mbuluar gojën e hundën. Pjesa që të rinjtë kanë marrë maskën është gjysma e sensibilizimit të tyre dhe vënia do ta plotësonte pjesën e funksionit të plotë të saj. Të rinjtë, jeta e një vendi duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj fatkeqësive dhe sidomos një pandemie që ka prekur gjithë botën.