Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ka komentuar sot miratimin e ndryshimeve kushtetuese me 106 vota pro në Kuvend. Zef Mazi shkruan se tani është koha që palët të vijojnë dialogun. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai shton se kjo është në përputhje me një kërkesë të Këshillit Evropian që në mars të këtij viti.

Reagimi i plotë i ambasadorit Zef Mazi: Miratimi sot nga Parlamenti i Shqiperise i disa ndryshimeve kushtetuese, ne vijim te miratimit parlamentar te dates 23 korrik, për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, sipas rekomandimeve te OSBE/ ODIHR-it, eshte me rendesi te madhe per vendin tone. Ky miratim eshte nje hap tjetër përpara, nje afrim i metejshem i vendit me BE, ai eshte përmbushje e nje kerkese tjetër qe Keshilli Evopian beri ne mars te këtij viti.

Rendesi te vecante ka qe te gjithë faktoret politike te vazhdojnë dialogun e tyre konstruktiv, ne menyre gjithëpërfshirëse, bashkepunese, duke gjetur rrugët per te ecur përpara, qe miratimet e ndryshimeve kushtetuese sot te reflektohen ne Kodin Zgjedhor përsëri përmes nje dialogu te tille gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe rezultativ. Kjo eshte vetëm ne te mire te vendit tone.