Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ka shprehur falenderime për SHBA dhe Ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar sistemit shëndetësor në përballimin e Pandemisë globale të shkaktuar nga COVID19. Teksa ka ndarë disa foto nga donacioni i fundit të bërë nga Ambasa Amerikane i cili është dorëzuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë nga Ambasadorja Znj. Yuri Kim, Ministrja Manastirliu shkruan se kjo është mbështetje me aparatura mjekësore dhe materiale të mbrojtjes personale që do të ndihmojë për forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor.
“Mbështetje dhe ndihmë e pakursyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?? për të forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor?? Shumë faleminderit Ambasadores Yuri Kim për mbështetjen e vazhdueshme, për ndihmën konkrete me aparatura mjekësore dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e ?COVID19?
#Bashkë ????”, shkruan Manastirliu.
Ambasada Amerikane dhe Zyra e Ndihmave Humanitare pranë Komandës së Forcave Amerikane në Europë vijoi dhurimin e pajisjeve shumë të nevojshme për kontrollin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19. Ndihmat përfshijnë 15 monitorë shumë-parametërsh, 44 helmeta CPAP, 15 pompa shiringash, 1030 veshje një përdorimshe (TYVEK type) dhe 200 litra dezifektues duarsh për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Mbështetje dhe ndihmë e pakursyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?? për të forcuar kapacitetet e sistemit…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 30. Juli 2020