Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndare një video nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ku shihet stafi mjekësor në krye të detyrës.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore përmes numrit unik të telefonit 127 ka marrë më shumë se 2200 thirrje në dy javët e fundit për shqetësime të ndryshme nga qytetarët në të gjithë vendin. Stafi i QKUM ka kryer mbi 350 misione në ditë në të gjithë vendin duke I’u përgjigjur në kohë qytetarëve. Situata e krijuar nga përhapja e COVID19 ka rritur numrin e thirrjeve për COVID19, dhe në dy javët e fundit janë kryer mbi 540 thirrje ditore, ndërkohë që janë kryer rreth 42 misione në ditë për persona të prekur apo të dyshuar me Covid19.
?#COVID19 ? Punë e palodhur e Njësisë së Koordinimit dhe ekipeve të terrenit të #UrgjencësKombëtare, në shërbim 24/7…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 25. Juli 2020