Me një avion të ‘Guarda di Finanza’ kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ 7 ekspertë të task forcës italiane, të cilët do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Në aeroport ato janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë që u ka uruar mirsëardhjen dhe u ka thënë që shkembimi i eksperiencave është ajo që duhet. Ndërkohë po ashtu në aeroport ka qenë edhe ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci.