Arben Ahmetaj, ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe njëkohësisht edhe kordinator i planit për menaxhimin e pandemisë, foli sot shkurt edhe për mbylljen e klubeve të natës, duke lënë të kuptohet se qeveria mund t’i ndihmojë.
Ahmetaj tha se siç qeveria iu gjet pranë qytetarëve për tërmetin ashtu edhe për pandeminë, e njëjta mund të ndodhë edhe për artistët apo të punësuarit në lokalet e natës.
“Kemi pasur 2 ngarkesa të mëdha 1 nga tërmeti një nga pandemia dhe për cdo qytetar që procesi i rindërtimit ecën dhe për cdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës do reflektojë që në ditën e orës së vështirë kush është forca politike dhe lidëri që përgjigjet dhe procesi i rindërtimit është një përgjigje shumë e drejtë dhe e verifikueshme se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira por në ditë të vështira në atë momentin kur bie tërmeti dhe pandemia te kush i kthejme sytë? Besoj se kjo do na shoqëroj për një afat të gjatë, vështirësitë nuk kanë kaluar pandemia nuk ka mbaruar ne na duhet qeveria dhe njeriu i orës së vështirë.” -tha Ahmetaj.
Të hënën dhe të martën përfaqësues të lokalëve të natës, artistë, por edhe të punësuar në këtë sektor protestuan para kryeministrisë.