Angela Merkel më në fund e ka vënë maskën në paraqitjet e saj publike. Kancelarja gjermane hyri në dhomën e sipërme të parlamentit, duke veshur një maskë të zezë me mbishkrimin EU2020.de, adresën e një faqe në internet kushtuar marrjes së presidencës nga shteti i saj.

Merkel ishte kritikuar nga mediat pasi që nuk kishte dhënë shembull të mira ngase shihej në publik vazhdimisht pa maskë. Ajo ishte arsyetuar për këtë duke thënë se respektin distancën fizike.