Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali do të kryejë nesër një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës takimi do të zhvillohet në orën 10:00 të paradites.
“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Datë: 25 shkurt 2024. Ora: 10:00. Vendi: Objekti i MPJD-së”,thuhet në njoftim.
Pas takimit, Spiropali dhe Konjufca do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.










