Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i së cilës sapo mori presidencën e radhës së BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, u tha sot anëtarëve të Parlamentit Evropian se dëshiron që të hapen kapitujt e parë në bisedimet e pranimit me Shkupin dhe Tiranën këtë vit, si një shenjë e perspektivës së anëtarësimit të premtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë” ishin fjalët e kancelares, shkruan në Twitter Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për Zgjerim, Fqinjësi dhe Partneritet Ndërkombëtar. Në datë 1 korrik Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe përditësimet për ecurinë e reformave në dy vendet