Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se pavarësisht situatës së krijuar prej infeksionit të COVID-19, qeveria nuk ka ndalur investimet në funksion të shërbimeve për qytetarët, si dhe për zhvillimin e zonave me potencial turistik.
Denaj ishte sot në Berat ku zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë, Ervin Demo. Sipas saj gjatë takimit u diskutua mbi projektet për zhvillimin e qytetit, sektorët prioritarë, punësimin dhe arsimin profesional.
”Berati mbetet një nga qendrat kulturore të Shqipërisë, me potencial të gjerë në fushën e turizmit. COVID-19, nuk ka ndalur investimet në funksion të shërbimeve për qytetarët dhe turistët. Pavarësisht kushteve të vështira, programi i mirëmbajtjes së rrjetit rrugor në zonat rurale do të vazhdojë deri në përfundimin e të gjitha akseve dhe do të prekë çdo fshat të Beratit”, tha ajo.