Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të respektuar masat anti-Covid 19, veçanërisht në mjedise të mbyllura apo në transportin publik. Ndërsa ka përgëzuar mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në spitalin infektiv, Manastirliu thekson se mes pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19 ka edhe mosha të reja.
“Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik”, shprehet ministrja e Shëndetësisë.
Reagimi nga Manastirliu
“Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja. Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik.
? Vendoseni maskën!
❌Mos qëndroni të grumbulluar në stacion
↔️Respektoni distancën
?Ruani higjienën vetjake dhe kolektive”