Përfundon trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastiliu, ka bërë të ditur zonat në të cilat është kryer procesi i dezinsektimit.
Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e saj në facebook Manastriliu, ka shfaqur pamjet gjatë dezinsektimit në zonat e përcaktuara hot-spot, ku ka përfunduar trajtimi i katërt i këtij procesi të rëndësishme për turizmin dhe shëndetin publik.
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik Enkelejda Dikolli, shprehet se ky proces po realizohet në vitin e tij të 6 dhe përfshin të gjitha zonat potenciale për zhvillimin e larvavave të mushkonjave. Programi realizohet nëpërmjet përdorimit të një lënde biologjike që nuk shkakton efekte në shëndet dhe ambient.
“Ky proces përfshin zona të cilat janë potenciale për zhvillimin e larvave të mushkonjave duke filluar nga Shkodra dhe përfunduar në Parkun Kombetar të Butrintit. Ky program bazohet në kontrollin larvicit, që do të thotë që ne synojmë luftimin e larvave të mushkonjave gjatë ciklit të zhvillimit të tyre ujor. Programi realizohet nëpërmjet përdorimit të një lënde biologjike që quhet bacillus thuringensis israelensis, pra është një lëndë e sigurt që nuk ka ndikim në ambient apo në shëndetin e njeriut”, shprehet ekspertja e ISHP.
Aktualisht trajtimi i katërt ka përfunduar në zonën e Kavajës (plazhi Golem-Qerret, plazhi Spille), Divjakës (Divjake qytet dhe plazhi i Divjakes), Sarandës (Sarandë zonë urbane, Bunec, Borsh, Çukë, Ksamil dhe Parkun Kombetar te Butrintit), Vlorës (Vlorë zonë urbane, plazhi Nartë-Zvërrnec, Rradhimë, Orikum, Dhermi-Drimadh, Himarë-Livadh, Qeparo), Tiranës zonë urbane, në Shkodër zonë urbane dhe Velipojë; në Durrës zonë urbane, plazhi Plepa, plazhi Rinia, Gjiri i Lalzit, Shen Pjeter, Fier zonë urbane Darezezë, Seman dhe në Lezhë zonë urbane, Shëngjin që shënoi dhe përfundimin e trajtimit të katert për të gjitha zonat ku ka vatra aktive.
Shërbimi i dezinsektimit ka nisur në javën e parë të muajit Maj dhe parashikohet të vazhdojë deri në datë 20 Tetor 2020. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe njesive vendore të kujdesit shëndetësor po përmbushin në kohë këtë proces, për të reduktuar praninë e mushkonjave gjatë sezonit turistik dhe për të ruajtur shëndetin e popullatës nga sëmundjet infektive në këtë situatë të epidemisë.
?? Sapo ka përfunduar trajtimi i katërt i dezinsektimit në të gjithë zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 2. Juli 2020