Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën COVID në vend u shpreh se mosha mesatare e të prekurve nga ky virus në Shqipëri është 45 vjeç. Duke thënë se rritja e rasteve pas hapjes ishte e pritshme, Manstirliu u shpreh se edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

“Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave”, tha Ministrja. E pyetur në studion e “Opinion” përse ndodhi kjo rritje, Manastirliu tha:

“Fakti që ne nuk kaluam tra gjedinë e vendeve të tjera nuk do të thotë që rre ziku nuk ekziston. Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve. Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe kanë simptoma të rënda, janë të rriskuar”.