Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë!

Lajmin e ka dhënë vetë modeli i njohur shqiptar, i cili ka treguar edhe disa detaje mbi ardhjen në jetë të të voglit.Djali i tij është pagëzuar me emrin Zayn Izaak Alia dhe ka lindur në të njëjtën ditë si gjyshja. Partnerja e Alessio-s është shëndoshë e mirë pasi u bë nënë për herë të tretë.