Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të ndërmarrë nga opozita në adresë të tij pas propozimit për hapjen e listave.

Përmes një postimi në Twitter, ndër të tjera Rama shkruan:

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!

Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët!

Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”, shkruan Rama.