Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin drejtuar qytetarëve nga aktori i njohur Laert Vasili. Në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e maskave, Manastirliu shkruan se në këtë moment secili prej nesh e ka në dorë ta frenojë epideminë duke përdorur maskat mbrojtëse. “Ky virus i rrezikshëm përhapet shumë lehtë por ndalohet po aq lehtë, nëse çdokush tregon kujdes në përditshmëri, duke respektuar rregullat. Përdore maskën”, shkruan ministrja në statusin e saj.

Aktori Laert Vasili në mesazhin e tij ju drejton qytetarëve një lutje për të respektuar rregullat e distancimit social dhe vendosur masken në mënyrë që të ndalohet infektimi me COVID-19. “Kujdesuni për të ardhmen tuaj, për prindërit tuaj, për fëmijët tuaj. Vendosni maskë”, thotë Vasilini në mesazhin e tij.

?#COVID19Secili prej nesh e ka në dorë ta frenojë epideminë! Ky virus i rrezikshëm përhapet shumë lehtë por ndalohet po…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 2. Juli 2020