Agjensia Hapësinore NASA, pretendon se ka zbuluar shenjën e 13-të të horoskopit, e cila quhet Ophiuchus. Sipas NASA-s, babilonasit identifikuan 13 yjësi në zodiak, por e hodhën poshtë shenjën e yllit Ophiuchus pasi nuk përshtatej me rotacionin e tokës.
Shenja e misterioze mund të jetë horoskopi i atyre që kanë lindur midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit. Nëse do të përdorej si një shenjë zyrtare e yjeve sot, ajo do të zhvendoste horoskopet për pjesën tjetër të vitit. Kjo do të thotë se horoskopi që keni ndjekur deri më tani mund të jetë me të vërtetë i gabuar.