Lindi para kohe pas vetem 23 javësh, me një peshë prej 580 gramë e përpos këtyre ishte dhe pozitiv me Covid 19. Por mrekullia ndodhi për foshnjen e ardhur në jetë në Lima të Perusë. Pas një muaji të kaluar në inkubator, Jorgeja i vogël arriti të peshonte 930 gram, u shërua nga koronavirusi dhe u bashkua për pak kohë me nënën e tij 27 vjecare.
“Ai është fëmija me moshën më të re i lindur nga një nënë e sëmurë nga Covid në vendin tonë,” tha mjekja Marilú Pachas. Shtatzania e gruas së re nuk kishte qenë e lehtë. Parashikimet në fakt, siç shpjegon Pachas, nuk ishin aspak të favorshme. Por luftuam dita-ditës, dhe në fund arritëm ta fitonim këtë betejë”, shprehet mjekja. Foshnja, e cila ende ka nevojë për ndihmën e një respiratori, erdhi në jetë në 15 qershor, pa bërë as gjashtë muaj të plotë në barkun e të ëmës, të cilën një patologji e detyroi të ndërpriste barrën. Doktorët thonë se mushkëritë e fëmijë kanë nisur të rikuperohen. Nëna e tij muajin e fundit e kaloi në izolim. Tani për prindërit mund të organizohen vizita me bebin, të cilin mund ta monitorojnë gjithashtu përmes lidhjeve me video.