Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të takohet me presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha përsa i përket ndryshimeve Kushtetuese.
Në një shënim në twitter Rama shprehet se nëse opozita presidenciale (Meta) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë opozita presidenciale në tryezë.
“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund!
Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë opozita presidenciale në tryezë!
PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe Lulzim Basha apo edhe Ilir Meta nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim.
Gati që të hënën!”- shkruan Rama.