Vendosen 11 masa administrative në 24 orët e fundit

22 Korrik/ Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që shkelin rregullat dhe protokollet për parandalimin e COVID19.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1454 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 11 masa administrative: 4 masa me gjobë në bar, kafe, restorant, market, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga COVID-19 dhe 4 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Gjithashtu janë marrë 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve në institucion publik, sportele pagesash, restorant. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Elbasan, Lezhë, Tiranë, Vlorë.
Gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) në total janë realizuar mbi 121 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 480 masa administrative.

Ministria e Shëndetësië u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë dhe vendimin e ri të Qeverisë, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. MSHMS bën apel të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët. Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

#InspektoriatiShtetërorShëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID, realizuan 1454 kontrolle dhe monitorime…

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale am Mittwoch, 22. Juli 2020