SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Kuvendi ka miratuar Aktin Normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””. Me 86 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim, janë miratuar ndryshimet e buxhetit të vitit 2020, për të cilat ministri Arben Ahmetaj tha sot në seancë plenare se janë mjaft realiste, “me themel jo shifrat por politikat sociale dhe reformat”. Po ashtu, Kuvendi, ka miratuar dhe ndryshimet e reja në Aktin Normativ që parashikon mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe lounge bareve, si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Rendi i ditës që u miratua nga Kuvendi:

Projektligji “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Akt Normativ nr. 28, datë 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”.

Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

Projektligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”.

Projektligji “Për shtetësinë”’.