Sot duke nisur nga ora 08:00 deri në 16:00 do të zhvillohen zgjedhjet në Universitete, një vendim i marrë para pak ditësh nga Ministria e Arsimit dhe i shumë debatuar nga PD-ja dhe jo vetëm, që i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendos jetën e studentëve në rrezik. Nga të dhënat mësohet se do të votojnë 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Për universitetin e Tiranës janë në garë tre rektorë, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.
68 vëzhgues do të jenë për kandidatët për rektor dhe deri tek përgjegjësi i departamentit, ndërsa 93 vëzhgues nga studentët. sakaq 3 vëzhgues nga sindikatat dhe 4 media të akredituara. Mësohet se votimi ka nisur në të gjithë fakultetet. Te ekonomiku për dekan kandidon Dhori Kule, ndërsa nga ky fakultet Kozeta Sevrani kandidon për rektore. Te Ekonomiku janë gjithsesj 5000 studentë të cilët pritet të votojnë për organet drejtuese.