Një fjalë e dhënë një punë e bërë!
Me këtë mesazh, kryeminsitri Rama publikoi në facebook premtimin e bërë realitet ndaj një fermeri në Libofshë pak ditë më parë.
Gjatë një inspektimi në fermat e Libofshës së Fierit në 26 Qershor, një fermer i zonës i kërkoi kryeministrit një transformator energjie, kërkesë për të cilën Rama premtoi se do të realizohej brenda datës 15 Korrik.
Në kohë rekord, në zonë është vendosur një linjë e posaçme e transmetimit me gjatësi 1 km, 18 shtylla elektrike, kabina e re shtyllore se bashku me transformatorin dhe pajisjet e tjera matëse.
Linja e re e transmetimit dhe transformatori do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike për fermerët e zonës si dhe do të lehtësojë punën e tyre të përditshme gjatë aktivitetit bujqësor.
Vetë fermeri që bëri kërkesën për kryeministrin, Bledar Meço shprehu rëndësinë që ka për zonën, ky premtim i mbajtur.
“Nuk do ndihmojë vetëm një apo dy fermerë, por janë shumë fermerë. Kemi shpëtuar. Transformatori na shkurton kostot dhe koëhn në përdorimin e pompave. Faleminderit shumë kryeministrit. Kryeminsitri më tha që do bëhet brenda datës 15, por u bë më shpejt, për dy ditë. Nuk e prisja”, tha Meco.
#RESPEKT?Një fjalë e dhënë një punë e bërë?#BËJMËÇFARËTHEMI #THEMIÇFARËBËJMË ?
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 1. Juli 2020