Nga Endri Kajsiu/
Marreveshja e 5 qershorit mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, risolli opoziten jashteparlamentare ne shinat e normalitetit, pas nje periudhe te tensionuar qe kulmoi me djegien e mandateve dhe protestat e dhunshme. Ajo marreveshje, edhe pse nuk reflektoi rekomandimet e OSBE-ODIHR, u bekua nga partneret nderkombetare. Ne thelb, marreveshja kishte te bente me administrimin e zgjedhjeve, duke filluar nga menyra si duhet te perbehen dhe funksionojne institucionet pergjegjese per pergatitjen e zgjedhjeve, deri tek menyrat se si identifikohen zgjedhesit, duke perfshire ketu edhe mundesine e perdorimit te teknologjise.
Qe kjo marreveshje te implementohet duhet te votohet ne Parlament nga nje shumice e cilesuar, qe tejkalon votat e Partise Socialiste. Ne kushte normale, nje marreveshje qe permban firmat e PS dhe PD nuk do te kishte probleme per tu votuar ne Kuvend, por dalja e opozites nga Parlamenti dhe zevendesimi i perfaqesuesve te saj me deputete te rinj, ben qe votat per 5 Qershorin te mos jene te mjaftueshme pa perfshirjen e opozites se re.
Opozita e re ka kushtet e saj. Kushti kryesor eshte hapja e listave. Ky eshte nje kusht qe daton kohe me pare se marreveshja e 5 qershorit. Opozita e re kerkon listat e hapura ne kembim te votes per marreveshjen mes PS dhe PD. Kjo kerkese e opozites se re eshte legjitime, pasi per aq kohe sa ata jane perfaqesues te ligjshem ne Parlament, sigurisht qe nuk mund te konsiderohen nga askush si ushtare qe ngrene kartonin sa here Edi Rama, Lulzim Basha apo nderkombetaret ua kerkojne. Ne kushtet kur opozita e re po kerkon te organizohet per te marre pjese edhe ajo ne zgjedhjet e ardhshme, eshte legjitime aspirata e tyre per te krijuar nje identitet. Dhe kete identitet duan ta krijojne fillimisht duke imponuar hapjen e listave. Qe ne fund te fundit do te thote forcim I demokracise. Zgjedhje, jo me prej Kryetareve te partive, por prej qytetareve.
Edi Rama dhe Partia Socialiste, nga njera ane duhet te nderojne marreveshjen me PD, nga ana tjeter duhet te negociojne me opoziten e re per te mundesuar votimin e 5 qershorit ne Parlament. Edi Rama nuk mund te injoroje Partine Demokratike, pasi sigurisht ajo ka marre ne zgjedhjet e fundit te drejten per te perfaqesuar nje pjese te votuesve shqiptare. Por ama, kete te drejte Lulzim Basha e shperdoroi duke djegur mandatet dhe duke mos patur me zen e vendimmarrje dhe institucione. Te drejten per te marre vendime tani e kane opozitaret e rinj, te cilet edhe pse ende nuk jane provuar sa te afte do te jene per t’u votuar, kane sot per sot votat e duhura ne Parlament, jo per zgjedhje te vet, as per zgjedhje te Edi Rames, por per shkak te vendimit qe mori Lulzim Basha per te djegur mandatet e PD. Dhe per kete arsye, Edi Rama nuk mund te injoroje as opoziten e re.
Atehere, cila eshte zgjidhja? Edi Rama kerkon t’i qendroje besnik marreveshjes me Lulzim Bashen per administrimin dhe mbarevatjen e zgjedhjeve. Njekohesisht, per te mundesuar votimin ne Parlamentin ku Basha vendosi te mos jete i perfaqesuar te kesaj marreveshjeje, Edi Rama negocion me opoziten e re listat e hapura. Dhe keshtu formohet nje “5 qershor” plus.
Mbledhja e djeshme e keshillit politik ishte perpjekja e Edi Rames per te perfshire edhe PD e LSI ne debatin e listave te hapura. Nese opozita jashteparlamentare nuk do te pranoje te behet pjese e negociatave per hapjen e listave, kjo nuk influencon aspak marreveshjen e 5 qershorit per administrimin e zgjedhjeve.
Ne fund te dites, zgjedhjet e ardhshme do te administrohen njesoj, me te njejten KQZ e permes te njejtave teknikalitete te dakordesuara mes PD dhe PS, pavaresisht nese listat do te jene te hapura apo te mbyllura.
Ndaj ne kete negociate mes tre paleve legjitime, askush nuk mund te paragjykohet. E rendesishme eshte qe marreveshjet e reja me opoziten parlamentare te mos cenojne marreveshjen e 5 qershorit. E nese ne fund do te kete edhe lista te hapura, aq me mire. Perse dikush duhet te pozicionohet kunder demokracise?