Zonjes Jonida Baci, Drejtoreshe e Pergjithshme A.T.P. Tirane
Duhet te jete rast unikal ne bote kur nje Institucion shteteror si ai qe drejtoni, ka zbuluar nje ligj i cili pengon zbatimin e ligjit! Megjithese javen tjeter, trashëgimtaret e familjes Bungo “festojne” njezet e pese vjetorin e aplikimit prane Instituconit tuaj per kompensimin financiar te pronave, gjer me sot nuk kane marre asnje cent.
Natyrisht, strategji e juaj per te mos i kompensuar ish- pronaret sa jane gjallë kerkon kohe por gjithesesi ne shumicen e rasteve ia ka arritur qellimit.
Edhe per rastin ne fjale nuk keni bere asnje perpjekje per ta fshehur strategjinë tuaj.
Njezet e pese vjet, me nje durim per t’u admiruar, nuk moret parasysh as lutjet, as kerkesat, as aplikimet, as ligjin… sepse ishit te bindur qe do te vinte ajo ditë.
Dhe ajo dite erdhi.Pas njezete e pese vitesh kater trashëgimtaret vdiqen dhe i fundit qe ka mbetur gjalle eshte ai qe po u shkruan keto rreshta.
E nderuar drejtoreshe.Ne te kundert, ju siguroj se asnjeri nga pronaret , te cilet edhe sot e kesaj dite quhen ish-pronarë, nuk e ka lidhur shpresen per kompensimin e pronave me vdekjen e drejtueseve te ATP-s .
Konflikti i sajuar nga Institucioni i juaj eshte komik.Njezet e pese vjet te shkuara, sipas vendimit tuaj, trashigimtaret do te kompensoheshin fizikisht per 1500 metra truall dhe financiarisht per 6500 metra te tjere.Vendimi i pare u zbatua ne vitin 1994 ndersa vendimi i dyte, i se njejtes ditë, gjere me sot nuk eshte zbatuar!
Pse …?
Sepse ne vendimin e pare per kompensim fizik e vleresuat truallin 120.000 lek per meter katror, ndersa ne vendimin e dyte, per kompensimin financiar, te njejtin truall e vleresuat 120 lekë per meter katror!(Nderkohe qe aplikimi i yne eshte bere shume vite me pare se te ndryshohet ligji )Ne vijim te llogjikes suaj, ne jo vetem nuk duhet te marrin asnje cent por duhet te kthehen)
Lidhur me kete konflikt jane zhvilluar disa gjyqe.Edhe gjyqi i shkalles se pare edhe gjygji i Apelit eshte fituar nga trashëgimtaret.Madje ne Vendimin e Gjykates se Apelit eshte shkruar e zeza mbi te bardhe: “ Vendimi eshte i ekzekutueshem “Mirepo per juve kjo nuk ka asnje rendesi.Mesa duket Instuitucioni i juaj ka nje status special dhe ndryshe nga e gjithe administrata shteterore shqiptare nuk e sheh të arsyeshme të zbatojë ligjin.
Zonja drejtoreshe, ku e gjeni kurajon?Rekursi ne Gjykaten e Larte nga juristet tuaj nuk mund te marre ne mbrojtje shkeljen e Ligjit .Apo ndoshta jeni te bindur se kur t’i vije radha shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, afersisht pas tridhjete vjetesh, do te kete vdekur edhe trashegimtari i fundit, domethene une?Ne te vertete nuk eshte se i keni bere edhe aq keq llogarite, pak vite me ndajne nga te tetedhjetat .Mirepo sikur te mos keme vdekur gjere atehere dhe te rroj me shume se 150 vjec…
Si do t’ia beni ?Apo Gjykata e Strasburgut nuk do te jete shkrire?
Leka Bungo P.S:Neqoftese kerkoni ta zgjidhni njehere e pergjithmone çeshtjen e kompensimit te pronave ne Shqiperi beni thjeshte ate qe bete me ne.Perderisa e keni ne dore ta ulni çmimin e truallit nga 120.000 lek ne 120 lekë, uleni edhe me shume cmimin , ç’ju kushton?Nje meter katror te vleresohet 2 qindrka, keshtu qe per te kompensuar te gjithe ish- pronaret e Shqiperise nuk do t’u duhen me shume se 750 000 lekë te vjetra .Edhe juve, edhe Gjykatat, edhe ish- pronaret shpetojne njehere e pergjithemone nga nje komedi qe ka nisur tridhjete vjet me pare.