Nëse është dikush që mund të konsiderohet njeriu i momentin në Serinë A italiane, ai është Cristiano Ronaldo. Portugezi tashmë nuk di të ndalet më në shënimin e golave dhe kjo u pa edhe në sfidën me Atalantën, teksa me 2 penalltitë e ekzekutuar saktë prej tij shpëtoi Juventusin nga një humbje shokuese që do të ishte e dyta radhazi pas asaj me Milanin.

Për Ronaldon ajo me Atalantën ishte dygolëshi i dytë me 11 metërsh në Serinë A, pas asaj të shënuar në shkurt ndaj Fiorentinës. Por ai që të bën përshtypje është numri i golave të shënuar vetëm në vitin 2020, plot 18 të tillë, 3 më shumë se çdo sulmues tjetër në të 5 ligat më të rëndësishme evropiane

Në total janë 28 gola në 28 ndeshje sezonale në Serinë A për Ronaldon. Golat e fundit të Luzitanit në Allianz Stadium janë shënuar me goditje standarde, goditje dënimi apo penallti. vetëm 1 herë në karrierë Ronaldo ka mundur të shënojë 5 gola radhazi me goditje standarde, në shkurt të 2009 me fanellën e Manchester United. Në klasifikimin aktual të shënuesve të Serisë A, Ronaldo është në vendin e dytë pas /Ciro Immobiles me sulmuesin e Lazios që është në kuotën e 29 golave. Ronaldo është me 28 gola, 11 nga të cilët i ka shënuar me penallti. Edhe Immobile ka 11 gola të shënuar me penallti.

Përsa i përket garës për Këpucën e Artë, Ronaldo ka 6 gola më pak se Lewandowksi me Bundesligën të mbyllur. Në Itali kanë mbetur edhe 6 javë dhe me këtë ritëm, nuk është aspak çudi që Ronaldo të kalojë polakun dhe të fitojë Këpucën e Artë.