Së fundmi Olsi Bylyku ka publikuar klipin e shumëpritur të këngës “Diablo”, të cilin e kishte njoftuar prej disa javësh. Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur mijëra shikime në Youtube. Në klip Olsi shfaqet duke kërcyer me një vajzë bjonde kaçurrelse që ra shumë në sy.
Portalet bëjnë të ditur se vajza quhet Emanuela Pemaj dhe është pjesë e agjencisë “Tirana Fashion model”, e themeluar nga Klevis Cota.Emanuela është shumë bukuroshe dhe me një trup për t’u patur zili, kjo shihet edhe nga fotot që ajo publikon në Instagram ku ndiqet nga 16 mijë fansa.