Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, moti ditën e sotme do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat do të variojnë nga 10 deri në 29°C. Në zonat bregdetare ato do të variojnë nga 15 / 28°C; në vendet e ulëta: 14 / 29°C ndërsa në vendet malore: 10 / 25°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.